Chelsea kërkojnë sulmues 70 milionësh

Chelsea po kërkojnë një sulmues të klasit të lartë në rast se Costa largohet nga klubi

Chelsea janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 70 milionë funte për të blerë një sulmues kualitativ gjatë afatit veror të transferimeve.

Sipas The Sun Chelsea janë në mëdyshje mes Romelu Lukakut dhe Alvaro Moratas si caqet e tyre kryesore.

I preferuari i Contes është Morata, që ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon, megjithëse nuk ka arritur të zë një vend në formacionin e parë, shkruan rtv21.tv.

Drejtori teknik Michael Emenalo në anën tjetër e preferon Lukakun si opsion më të mirë, belgun që gjatë këtij sezoni ka shënuar 22 gola në 30 ndeshje për Evertonin.

Me gjasë do të ishte më e lehtë që të arrihej marrëveshja pasi nuk është sulmuesi kryesor i madrilieneve, megjithëse 70 milionë funte janë të mëdha për secilin klub./21Media

Back to top button