Sipas Cascarinos, Lampard është duke ia dalë mirë

Sipas Cascarinos, Lampard është duke ia dalë mirë

Ish-sulmuesi i Chelseas, Tony Cascarino ka thënë se klubi është më i mirë pa sulmuesin Eden Hazard.

Hazard u transferua në Real Madrid gjatë afatit veror për 100 milionë euro.

Cascarino ka thënë se trajneri Frank Lampard është duke pasur sukses edhe pse iu mungojnë disa lojtarë.

“Kur e kanë topin ia pasojnë një lojtari. Ia pasojnë Mason Mount, i cili krijon aksione me Abraham dhe Jorginho. Ka disa lojtarë që nuk po luajnë për Chelsean për momentin, N’Golo Kante dhe mbrojtësi më i mirë Antonio Rudiger. Lampard është duke ia dalë mirë dhe klubi po arrin të luajë mirë kundër klubeve të mëdha”, ka deklaruar ai.

Chelsea për momentin është në vendin e katërt në tabelë me 20 pikë, tetë më pak se lideri Liverpool.