Londinezët janë gati për t'i bërë ofertë francezit

Londinezët janë gati për t’i bërë ofertë francezit

Zinedine Zidane është objektivi kryesor i drejtuesve të Chelseas për zëvendësimin e Maurizio Sarrit.

Bëhet e ditur se londinezët janë gati të formulojnë një ofertë për francezin, që ka marrë një vit pushim pas aventurës tepër të suksesshme në krye të Realit të Madridit, ku fitoi 3 Champions radhazi një dhe titull të La Ligas.

Ideja e Roman Abramovichit është të marrë Zidane, për të bindur mesfushorin belg, Eden Hazard, që të rinovojë kontratën dhe të injorojë interesimin e vazhdueshëm dhe serioz të Realit të Madridit.

Hazard ka deklaruar se e ka pasur idhull francezin Zidane që kur ishte fëmijë dhe thjeshtë mendimi se mund të bashkëpunojë me të mund ta bind që të qëndrojë, duke rinovuar kontratën.

Sarri, gjithsesi, ka ende kohë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Testi i parë do të jetë me Malmo në Suedi, në Europa League, më pas e pret sfida me Manchester United në FA Cup, përballja me Manchester City-n në Kupën e Ligës dhe në fund ajo me Tottenhamin në Premier League (para takimit të kthimit me Malmon).