Chelsea vazhdoi formën e mirë të klubeve angleze

Loading...

Chelsea vazhdoi formën e mirë të klubeve angleze

Klubi i Chelseas e vazhdoi formën e mirë të klubeve angleze, pasi sonte e ka mposhtur Dynamo Kyiv me rezultat të thellë 5-0 dhe rezultat të përgjithshëm 7-0 kundër.

Ndeshja është zhvilluar në kualifikimet për çerekfinale të Ligës së Evropës.

Kurse takimi tjetër Salzburgu e ka mposhtur Napolin 3-1, por ky rezultat nuk ka qenë i mjaftueshëm për kualifikim, pasi rezultati i përgjithshëm është 3-4, sepse ndeshjen parë Napoli e ka fituar me rezultat 2-0.

Krasnodar dhe Valencian kanë barazuar 1-1, kurse me rezultat të përgjithshëm Valencia ka fituar 2-3.