​Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi e mposhti 2-1 Leicester Cityn në çerekfinale

​Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi e mposhti 2-1 Leicester Cityn në çerekfinale

U deshën 120 minuta lojë për t’u mësuar çerekfinalisti i katërt në FA Cup dhe ai është Chelsea. “Blutë e Londrës” kaluan më tej falë golit të sulmuesit spanjoll, Pedro Rodriguez, që realizoi në minutën e 105’ për rezultatin përfundimtar 2-1. 90 minutat e kohës shtesë përfunduan 1-1. Për Chelsean shënoi Alvaro Morata kurse për Leicester Cityn Jamie Vardy.

Kurse menjëhere pas ndeshjes është hedhur  shorti për gjysmëfinalet e FA Cup.

Shorti ka vënë përballë Chelsean me Southamptonin, ndërkaq Manchester United do të ketë përballë Tottenhamin.

Chelsea mposhti Leicesterin për të arritur në gjysmëfinale, Southampton mundi Wigan Athletic, ndërkaq Manchester United e Tottenham, triumfuan përballë Brightonit, respektivisht Swansea.

Takimet gjysmëfinale do të luhen më 21 dhe 22 prill në ‘Wembley’.