City ngritët në vendin e tret

City ngritët në vendin e tret

Në ndeshjen e zhvilluar sot në xhiron e 13-të në Premier Ligës, Manchester City arriti ta mund Chelsean me  rezultat 2:1.

Të gjitha golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë. Chelsea doli i pari në epërsi me golin e N’Golo Kante në minutën e 21-të. Por, City e përmbysi rezultatin me dy gola nga De Bruyne (29’) dhe Mahrez (37’).

Pas kësaj ndeshje ekipi i Pep Guardiola ngjitet në vendin e tretë, ndërsa skuadra e Lampard bie në vendin e katërt në tabelën e Premier Ligës./21Media