Seriali rrëzon nga froni "Game of Thrones" dhe "Breaking Bad"

Seriali rrëzon nga froni “Game of Thrones” dhe “Breaking Bad”

Seriali më i ri, “Chernobyl” ka arritur të marrë vlerësimin më të larë në IMDb vetëm pas tri episodeve të publikuara.

“Chernobyl” me vlerësimin më të lartë në këtë platformë ka rrëzuar nga froni serialet shumë të komentuara, “Game of Thrones” dhe “Breaking Bad”, përcjell rtv21.tv

Seriali është një dramë e frikshme që tregon historitë e personave që ishin përfshirë në aksidentin bërthamor në uzinën bërthamore të Ukrainës në vitin 1986.

Në këtë serial luajnë aktorët: Jarred Harris, Stellan Skarsgard, Emily Watson, Paul Ritter, Jessie Buckley e shumë aktorë të tjerë./21Media