Justin Gatlin fitoi medaljen e argjendtë

Justin Gatlin fitoi medaljen e argjendtë

Ashtu sikurse edhe pritej, atleti amerikan, Chris Coleman, shpallet kampion i botës në garën e 100 metrave, në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit. 23-vjeçari e përshkoi distancën për 9 sekonda e 76 të qindta, duke shënuar kohën e 6-të më të mirë në historinë e garës së 100 metrave.

Medaljen e argjendtë e fitoi një tjetër atlet amerikan, ish-kampioni i botës Justin Gatlin, me kohën 9”89.  Gatlin, edhe pse është në një moshë të madhe (37 vjeç), vazhdon të performojë në nivele të larta.

Vendi i tretë shkoi për atletin kanadez, Andre De Grasse, që regjistroi kohën 9”90.

Kujtojmë që rekordin në garën e 100 metrave e mban legjenda Usain Bolt me kohën 9”58, një kohë praktikisht e pathyeshme nga atletët e sotëm.