Mbi 200 ulëse në teatrin e ri

Mbi 200 ulëse në teatrin e ri

Aktori amerikanChris Evans, u kthye në vendlindjen e tij Massachusetts këtë fundjavë për të ndihmuar të caktohet një vend i ri për teatrin për të rinj, ku si i ri i mprehu shkathtësitë e tij të aktrimit.

Ylli i “Captain America”, me kapelë të Boston Red Sox, ndihmoi që të pritej shiriti në shtëpinë e re të përhershme të teatrit për të rinj “Concord Youth Theatre”, shkruan rtv21.tv

Evans i cili është rritur në Sudbury e afërt, aktroi në produksionet e  “Concord Youth Theatre” që kur ishte 9 vjeç. Nëna e tij, Lisa Evans, është drejtoreshë e teatrit.

Ai tha se teatri ishte “vend për t’u ndjerë sigurt dhe për t’u hyrë rreziqeve dhe për të eksploruar çfarë përfundimisht do të ishte karriera ime“.

Ndërtesa e re ka më shumë se 200 ulëse. “Concord Youth Theatre” do të debutojë në hapësirën e vet të re me shfaqjen “Godspell” këtë javë./21Media