CIA kishte informuar Obamën për ndihmën e Putinit ndaj Trump

Washington Post tregon me detaje paralajmërimin e lëshuar

CIA kishte paralajmëruar Presidentin Barack Obama që në gushtin 2016, se sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokrate ishin urdhëruar nga Vladimir Putin, me qëllim për të dëmtuar Hillary Clinton dhe ndihmuar Donald Trump, shkruan Washington Post.

Dyshimet rëndojnë tashmë kundër Rusisë që në korrikun e 2016, kur mesazhe të vjedhura të Partisë Demokrate u publikuan nga WikiLeaks në prag të konventës së demokratëve.

Por Washington Post tregon tashmë me detaje paralajmërimin e lëshuar nga shërbimi sekret amerikan ndaj Shtëpisë së Bardhë, disa muaj para se Washingtoni të akuzonte publikisht më 7 tetor 2016, se nivelet më të larta të qeverisë ruse kanë orkestruar sulmet kibernetike.

Në janarin e 2017 SHBA akuzoi më konkretisht presidentin ruse se po përpiqet të destabilizojë sistemin zgjedhor amerikan, për të minuar mundësitë e Hillary Clinton dhe për të ndihmuar stafin zgjedhor të republikanit Donald Trump.

Back to top button