Këto janë disa nga çiftet më të dashura turke

Këto janë disa nga çiftet më të dashura turke

Kohët e fundit serialet turke po bëjnë jehonë te publiku. Përveç ngjarjeve të veçanta që secila seri po shfaq, janë edhe aktorët ata të cilët po u dhurojnë jetë roleve të tyre. E edhe më e veçantë po bëhet storia, kur aktorët që po luajnë përkrah njëri-tjetrit po e vazhdojnë romancën jashtë serialeve, transmeton rtv21.tv

Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku. Dalja e parë si çift shënon në serialin “Fatih Harbiye”, ku u bashkuan për të mos u ndarë kurrë.

Ashtu siç e patën përfundimin e lumtur në serial me martesë, çifti e jetësoi këtë ëndërr dhe në jetën reale.

Në vitin 2016, ata u martuan. Dasma e tyre madhështore pushtoi ballinat e mediave rozë.

Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit rrëmbyen dashurinë e publikut që nga fillimi i filmit “Ask Sana Benzer”. Storia e tyre e veçantë, ku Buraku me rolin e “Alisë” arriti ta rrëmbejë dashurinë e vajzës së bukur, “Denizit”, që po ikte nga e kaluara, bëri që secili shikues ta përcjellë me ëndje secilin episod, shkruan rtv21.tv

Protagonistët e filmit ishin dëshmitarë të dashurisë së madhe të çiftit, që u vulos në jetën reale me martesë. Ata u martuan në korrik të vitit 2017.

Në prill të këtij viti u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Karan.

Aktori turk, Deniz Evin, i cili tek ne u bë i njohur me rolin e “Ymytit” dhe aktorja e njohur turke, Gaye Turgut, e njohur si “Bahari”, në serialin “Më fal” ishin motër e vëlla, por jashtë serialit burrë dhe grua.

Deniz dhe Gaye lidhjen e tyre e kishin kurorëzuar me martesë në vitin 2013. Ceremonia e kurorëzimit ishte mbajtur afër detit, ndërsa festa më pas kishte vazhduar në njërin prej lokaleve të Turqisë.

Edhe aktorja e mirënjohur turke, Seyma Korkmaz apo siç njihet “Feridja”, e cila po ashtu ishte pjesë e serialit “Më fal”, u lidh me një nga aktorët e këtij seriali, Cuneyt Mete i njohur si “Xhesuri”. Ani pse në serial nuk ishin të afërt, dashuria në jetën reale dëshmon gjithçka.

Në muajin maj ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Sipas të dhënave të Şeymas ajo ka 30 vjet, ndërsa burri i saj ka hiç më pak se 48 vjet.

Kohëve të fundit po komentohet edhe raporti i çiftit të mirënjohur të serialit “Erkenci Kus”. Në mediat turke po qarkullon lajmi se Demet Ozdemir dhe Can Yaman e vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë serialit.

Megjithatë nga ana e çiftit nuk ka ndonjë reagim. Mbetet të shihet se si qëndron e vërteta./21Media