Magjia e bashkimit të Riverdale dhe Disney

Magjia e bashkimit të Riverdale dhe Disney

Artisti Andre Manguba ka bërë disa skica të aktorëve të serialeve të prodhuara nga CW si personazhe princa dhe princesha të Disney.

Ai është fans i serialit Riverdale dhe ka vendosur që këtë herë të inspirohet nga çiftet që luajnë në këtë serial, përcjell rtv.21.tv

K.J.Apa dhe Camila Mendes që luajnë në rolin e Archie-t dhe Veronica-s si Herkuli dhe Megara

Cole Sprouse dhe Lili Reinhart janë çift edhe në jetën reale gjithashtu në serial si JugHead dhe Betty, artisti ka paraqitur si Rapunzel dhe Flynn Rider.

Madelein Petsch që luan si Cheryl Blossom dhe Vanessa Morgan në rolin e Tony-t, artisiti i paraqet si Moanën dhe Arielin

Ai gjithashtu vizatoi Madchen Amick në rolin e Alice Cooper dhe Skeet Ulrich në rolin e FP Jones si Të Bukurën dhe Bishën.

Me anë të këtyre punimeve ai tregon njëkohësisht jo vetëm talentin, por edhe pëlqimin ndaj tyre si fans./21Media