U anketuan mijëra gra

U anketuan mijëra gra

Çiftet po vendosin të mos krijojnë familje sepse kanë frikë se fëmijët e tyre do të përballen me një të ardhme të pasigurt për shkak të ngrohjes globale.

Organizata e ndryshimit të klimës dhe Fondacioni Australian i Konservimit anketuan mijëra gra për të zbuluar se cilat janë mendimet e tyre për ndryshimet në mjedis.

Sondazhi i 6 mijë e 500 personave zbuloi se 33.4 përqind e grave nën 30 vjeç ishin të shqetësuar për të pasur fëmijë pasi janë të shqetësuar për të ardhmen e planetit, transmeton rtv21.tv.

Felicity Lochhead, 28 vjeç, tha që është e shqetësuar për efektet që njerëzit po shkaktojnë në lidhje me ndryshimin e klimës.

“Unë jam në fazën e jetës sime kur të gjithë pyesin “kur do të keni fëmijë””, tha ajo.

Lochhead dhe burri i saj Hayden, 30 vjeç, jetojnë në Illawarra, në jug të Sidneit.

Çifti tha se po përpiqeshin të ekuilibronin dëshirën e tyre për të krijuar një familje.

Rachael Schnurr, 32 vjeç, burri i saj Dan, 35 vjeç, jetojnë në Michigan në SHBA, dhe kanë diskutuar të kenë fëmijë, por tani janë në dyshime, shkak për këtë ndryshimet klimatike.

“Fillimisht ai ishte plani ynë, një familje e madhe biologjike, por gjërat kanë evoluar”, tha ajo.

Gratë rishqyrtojnë të lindin fëmijë për shkak të ndryshimit të klimës

33.4 përqind e grave nën 30 vjeç thanë se po rishqyrtonin të kishin fëmijë ose kishin më shumë për shkak të ngrohjes globale.

22.4 përqind e moshës 30 deri 39 vjeç thanë se po rishqyrtonin të kishin fëmijë.

45 përqind e moshës 30 deri 39 vjeç thanë se kanë fëmijë ose planifikojnë, por ishin të shqetësuar për efektin e ndryshimit të klimës tek fëmijët.

88.7 përqind e grave thanë që ishin ‘jashtëzakonisht të shqetësuara’ për ndryshimin e klimës./21Media