I lanë pas vetës kujtimet që i sollën me këngë

I lanë pas vetës kujtimet që i sollën me këngë

Disa prej emrave të njohur të muzikës sonë përpos punës të cilën e ndajnë së bashku, filluan edhe “përrallat” e tyre të dashurisë.

Disa kanë qenë lidhje të gjata, e disa të tjerë kanë qenë edhe të fejuar. Tani ata janë sërish vetëm, dhe sërish në kërkim të lumturisë.

Madje, secili nga ta arritën që të bëhen çifte shumë të dashura për publikun shqiptar. Ata dashurinë e tyre për njëri – tjetrin  e shprehen edhe përmes bashkëpunimeve që sollën në muzikë.

Kur përmendim çiftet e estradës që patën lidhje të dështuara, kujtojmë që ata i pamë bashkë edhe në disa projekte muzikore, së pari na bie në mend çifti nga Shqipëria, Soni Malaj dhe Flori Mumajesi, shkruan rtv21.tv

Soni- Flori

Dikur ishin çifti më i përfolur shqiptarë, e pas ndarjes i vetmi kujtim ka mbetur hiti “Fluturimi 3470” me të cilin ishin pjesë e festivalit Kënga Magjike 2007. Ata u ndan për të mos e kthyer kokën më nga e kaluara e përbashkët e tyre.

Pas ndarjes Soni është martuar me  balerinin italian Mirko Lucarelli, ku nga kjo martesë ata kanë një vajzë me emrin Anna. Por, as kjo martesë e këngëtares nuk i zgjati më shumë se katër vjet.
Ndërsa për Florin është përfolur për disa lidhje të mundshme që as njërën nuk e ka pranuar vet Flori.

Rozana- Kresha

Të dy bëjnë pjesë në elitë e tekstshkruesve dhe artistëve më të mirë, por ata janë të njohur edhe për një histori të bukur dashurisë që e patën së bashku, bëhet fjalë për këngëtaren nga Shqipëria, Rozana Radin dhe reperin kosovar MC Kresha.

Marrëdhënia e tyre një vjeçare nga dyshja u pranua gjatë bashkëpunimit që patën në Kënga Magjike 2011 me këngën “Jabadabadu”. Dyshja filluan edhe të bashkëjetojnë në Prishtinë.

Ish çifti i njohur nga ndarja e tyre nuk kanë bërë ndonjë lidhje tjetër publike.

Tuna- Cozman

Përveç profesionit që kishin, këngëtarja e njohur Tuna dhe reperi Cozman kishin edhe diçka tjetër që i bashkonte. Për një kohë të gjatë dyshja e famshme ishin në një lidhje.

Cozman e Tuna, u panë gjithmonë bashkë. Madje ata kanë bërë edhe këngë së bashku e performonin në mbrëmje të ndryshme muzikore.

Por, dikur kjo dashuri u shua dhe të dy kanë bërë jetë të re. Tuna tani është martuar me Patris Berishën dhe kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Mimoza- Seldi

Dy artistët e njohur, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë në një prej çifteve më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Në tetor të vitit 2017 ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë dhe që atëherë i kemi parë të pandarë nga njëri tjetri. Çifti kanë sjellë edhe dy këngë të përbashkëta të janë pritur mjaft mirë.

Por, si duket lidhja e tyre nuk iu eci mbarë, pa e mbushur vitin e parë të fejesës ata janë ndarë. Duke i lënë pas vetës kujtimet që i sollën me këngë.

Edhe pse në lidhjet e tyre dështuan, secili nga ta vazhdojnë të mbesin emrat më të dashur për publikun shqiptar. 21Media