Dy bijtë e Princeshë Dianës duken më të lumtur se kurrë pranë partnereve të tyre në daljen e parë publike të katërt bashkë

Dy bijtë e Princeshë Dianës duken më të lumtur se kurrë pranë partnereve të tyre në daljen e parë publike të katërt bashkë

Janë ndër çiftet më të përfolura në Britani por edhe në botë, Princ William me Kate Middleton dhe Princ Harry me Meghan Markle, të katërit kanë bërë daljen e parë publike me rastin e Krishtlindjeve, shkruan rtv21.tv

Çiftet duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit dorë për dore. Natyrisht se vëmendja u fokusua të dy “nuset” e Familjes Mbretërore, Kate dhe Meghan të cilat po shkëlqejnë.

Kate kishte zgjedhur të vishte një pallto ngjyrë jeshile me kutia të kuqe, e kapele të zezë, kurse Meghan një pallto ngjyrë hiri me një kapele kafe e çantë kafe.

Por ajo se çfarë bie në sy është se edhe William e Kate janë kapur për dore, ngjashëm si Harry me Meghan, këtë gjë ata nuk e kanë bërë më parë./21Media