Çifti anglez erdhi në Kosovë për 6 muaj, por mbeti që 16 vjet

Çifti Elizabeth Growing dhe Robert Wilton para 16 vitesh ka ardhur nga Anglia për të jetuar në Kosovë.
Roberti, sonte në RTV21 u shpreh se në Kosovë ka shumë hapësirë. “Njerëzit kanë ikë në Angli, tash ka shumë ma shumë hapësirë këtu dhe ne jemi këtu”.
Ndërsa, Elizabeth tha se njerëzit janë njësoj në krejt botën, që kanë dëshirë të eksplorojnë vende të reja.
“Edhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur këtu, nuk kemi mendu me ardh për 16 vite, po për 6 muaj, kemi llogarit pak keq”, tha ajo në emisionin “21 Gradë”.
Ajo shtoi se i vjen mirë kur njerëzit kthehen pas një kohe në Kosovë, që të investojnë./21Media

Back to top button