Ata tashmë janë prindër të katër fëmijëve

Ata tashmë janë prindër të katër fëmijëve

Sot bëhen 20 vjet kur çifti i njohur David dhe Victoria Beckham janë martuar. E këtë datë përmes një postimi në Facebook e ka kujtuar ish futbollisti Beckahm. Ai ka bërë një dedikim për gruan e tij dhe ka ndarë me ndjekësit e tij fotografi të vjetra, shkruan rtv21.tv.

“Uau 20 vjet, shiko çfarë kemi krijuar ♥️ të dua shumë ♥️”, ka shkruar Beckahm pranë fotografive.

Çifti në fjalë janë prindër të tre djemve dhe një vajze, si dhe njihen si çifti më stabil në botën e showbizit, e këtë e dëshmon edhe vet fakti se ata po festojnë dy dekada martesë dhe ende shprehin publikisht dashurinë për njëri tjetrin./21Media