Çifti Lopez-Rodriguez po i kombinojnë veshjet me njëri tjetrin 

Çifti Lopez-Rodriguez po i kombinojnë veshjet me njëri tjetrin 

Që nga paraqitja e tyre e parë së bashku në muajin mars të këtij viti, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, kanë filluar të dalin hapur së bashku, madje edhe t’i kombinojnë dukjet e tyre duke i kushtuar kështu shumë kujdes edhe paraqitjes së jashtme.

Muajve të kaluar ka pasur shumë spekulime nga mediet për lidhjen e tyre pasi që një gjë e tillë nuk është aprovuar nga çifti, por tashmë ata janë parë shumë herë së bashku madje shumë të lumtur.

Jennifer Lopez në fotot dhe videot që po i poston mjaft shpesh nëpër rrjetet sociale shihet që ende është në top formë dhe po i kushton shumë kujdes dukjes dhe trupit.