Lamborghini u përplas me një veturë

Lamborghini u përplas me një veturë

Një Lamborghini i marrë me qera për një çift martesor shpërtheu pasi u përplas me një makinë Golf VW të parkuar.

Ngjarja ndodhi në Bradford të Anglisë natën e kaluar. Oficerët po kontrollonin shpejtësinë e shoferëve në zonë dhe thanë se makina e marrë me qera e tejkaloi kufirin e shpejtësisë.

Lamborghini i gjelbër u përplas me një veturë Golf të parkuar, i cili pati shoferin brenda. Një burrë 25-vjeçar pësoi lëndime në kokë dhe mbetet në Leeds General Infirmary, ndërsa pasagjerja e tij, femër, 25 vjeç, pësoi lëndime të lehta, shkruan Daily Mail.

Shoferi i makinës VW Golf pësoi lëndime të lehta.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë mjekët dhe ambulancat, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe oficerët vrapuan në këmbë për të ofruar ndihmën e parë pas përplasjes.

Në Bradford pati 8000 përplasje gjatë 12 muajve, mesatarisht 22, çdo ditë ndërmjet gushtit 2017 dhe 2018, sipas shifrave të Policisë së West Yorkshire./oranews