Çifti po bëhen prindër për herën e pestë

Çifti po bëhen prindër për herën e pestë

Aktori i njohur Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria janë prindër të katër fëmijëve, kurse aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të pestë.

Këtë e bëri të ditur Hilaria përmes një postimi në Instagram, ku dha lajmin e gëzueshëm për fanast e saj.

Ende është herët, por ne kemi mësuar që brenda meje është një person i vogël. Tingulli i kësaj zemre të fortë më bën shumë të lumtur, veçanërisht për shkak të humbjes që kemi përjetuar në pranverë. Ne duam të ndajmë këtë ljam pasi jemi të emocionuar dhe nuk duam të fshehim shtatzëninë. Këta muajt e parë janë të ashpër, me lodhje e vjellje dhe nuk dua të pretendoj se ndjehem mirë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ndryshe, Hilaria muaji më parë zbuloi se ajo kishte pësuar një abort. Carmen, Rafael, Leonardo dhe Romeo janë fëmijët e çiftit. /21Media