Çifti po kalon kohë të mirë

Çifti po kalon kohë të mirë

Aktori turk, Çağatay Ulusoy apo i njohur nga publiku shqiptar si “Sarpi’ nga seriali “Içerde”, vazhdimisht është pjesë e pandashme e mediave turke.

Ai vitin e kaluar zuri vend në media me lajmin për ndarjen nga e dashura e saj, aktorja Duygu Sarisin me të cilën kishte filluar lidhjen në vitin 2018. Për çiftin u tha se janë ndarë për shkak të një “Like” të bërë në rrjetet sociale nga ana e aktorit ish-të dashurës së saj. Për këto lajme dyshja kishin vendosur të qëndrojnë të heshtur, duke mos dhënë asnjë deklaratë.

Sipas mediave turke, tashmë çifti ka rregulluar problemet e tyre dhe janë përsëri bashkë. Madje për gazetarët aktorja ditë më parë kishte thënë se gjithçka është duke shkuar si është më së miri mes tyre.

Kujtojmë se, aktori në muajin maj është dënuar nga një gjykatë në Stamboll me 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike./21Media