"Ne u takuam për herë të parë në kishë kur ai vinte me gruan e tij Kathy"

Ne u takuam për herë të parë në kishë kur ai vinte me gruan e tij Kathy”

Një çift me rreth gjashtë dekada diferencë në moshë thanë se janë më të dashuruar se kurrë dhe duan të bëhen me fëmijë. Drejtoresha e një agjensie funerale, Alexis Tadlos është 24 vjeçare dhe ishte takuar për herë të parë me bashkëshortin 79 vjeçar,  Charles Tadlock në një kishë.

Ai kishte shkuar atje me bashkëshorten e tij Kathy, e cila ka vdekur në shtator të vitit 2017 për shkak të një sëmundjeje në mushkëri. Gjatë atyre momenteve të vështira, Alexis i ishte gjendur pranë Charles, duke folur dhe qëndruar me të.

Sipas tyre, me kalimin e kohës kanë lindur ndjenjat dhe në tetor të vitit 2018, Charles i ka propozuar. Për shkak të diferencës në moshë, njerëzit mendojnë shpesh se është gjyshi i saj dhe jo i dashuri.

 “Ne u takuam për herë të parë në kishë kur ai vinte me gruan e tij Kathy. Ajo dhe unë ishim shoqe të mira dhe u mërzita shumë kur ndërroi jetë. Nuk e njihja shumë Charles, por një ditë e pashë të ulur në kishë dhe po qante. Shkova ta mbështes dhe folëm gjatë. U bëmë miq të mirë pas kësaj dhe filluam të dilnim bashkë. Unë mendoj se ndjenjat u rritën nga fakti se kalonim shumë kohë së bashku”, tha Alexis.

Pas gati një viti njohjeje, Alexis mendon të bëhet me fëmijë me pensionistin Charles, pavarësisht diferencës në moshë. Alexis tha se u ndje e lumtur shumë kur mësoi se i dashuri ndihet në të njëjtën mënyrë, raporton oranews.