Në këtë përvjetor çfiti veproi sikur në takimin e parë

Në këtë përvjetor çfiti veproi sikur në takimin e parë

John Henderson, 106 vjeçar dhe gruaja e tij Charlotte, 105 vjeç, nga Austini i Teksasit, SHBA, festuan 80 vjetorin e martesës.

Komuniteti me aftësi të kufizuara, ku ata jetojnë, u përgatiti atyre një festë për të kremtuar historinë e tyre të jashtëzakonshme.

Për të festuar, John mori Charlotte në një veturë të tipit Roadster, të vitit 1920, duke vepruar njëjtë sikurse në takimin romantik të parë të tyre.

John Henderson dhe gruaja e tij Charlote janë shpallur çifti më i moshuar në botë që janë ende të gjallë. Këtë titull çifti ua dha libri i rekordeve Guiness. 

Historia e tyre filloi në vitin 1934, dyshja për herë të parë janë takuar në Universitetin e Teksasit, kurse çfiti është martuar në vitin 1939.

Çifti do të shënojë zyrtarisht 80-vjetorin e lumturisë së tyre të martesës në 22 dhjetor ndërsa Gjoni do të festojë ditëlindjen e tij të 107-të në prag të Krishtlindjes. /21Media