Prindërit e vitit

Prindërit e vitit

Një çift vendosi të marr modemin e tyre në një udhëtim rrugor aventuresk pasi tre fëmijët e tyre të vegjël refuzuan të bashkohen me ta pasi që e konsideronin si një ditë “te mërzitshme”.

Prindërit australianë, Cassie dhe Chris donin të merrnin familjen pesë anëtarshe në një udhëtim ditor në Warrnambool – një qytet përgjatë rrugës së Oqeanit të Madh në Victoria të dielën. Por, dyshja u goditë shpejt me përgjigjen “është kaq e mërzitshme, nuk duam të vijmë”.

Dhe kështu, në një kthesë qesharake të ngjarjeve, prindërit u shkëputën dhe morën me vete ruterin e internetit, transmeton rtv21.tv.

“Chris dhe unë vendosëm që në vend që të nxirrnim jashtë tre fëmijët që nuk donin të vinin me morëm “anëtarin tonë të familjes”, modemin tonë”, tha Cassie .

Me shaka ata u përgjigjën se modemi kishte një ditë fantastike që nuk përdorej nga fëmijët.

Nëna ndau një seri fotografish të udhëtimit të tyre rrugor në “Facebook” dhe postimi i saj që nga atëherë është pëlqyer më shumë se nga 11 mijë njerëz dhe u shpërnda nga 7 mijë e 800 njerëz.

Ky veprim i prindërve u vlerësua nga përdoruesit e rrjeteve sociale duke thënë se do të bënin të njëjtën gjë me fëmijët e tyre nëse refuzojnë të dalin me ta./21Media