Kur Roberti thoshte se vetëm vdekja do t'i ndante me Norën!

Kur Roberti thoshte se vetëm vdekja do t’i ndante me Norën!

Ishte shtatori i vitit 2014, kur Robert Berisha dhe Nora Istrefi kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare me martesë. Ata u rritën me njëri-tjetrin që nga adoleshenca dhe kishin një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar. Madje, ata konsideroheshin si një çift model për të tjerët.

Në vitin 2015, martesa e tyre u bekua me një vajzë, që e pagëzuan me emrin Renee. E ëmbla Renee ua përmbushi jetën atyre, shkruan rtv21.tv

Por, jo gjithçka po shkonte mirë mes çiftit. Jo rrallë u komentua në media raporti i tyre, por ata po mundoheshin maksimalisht që ta mbanin të fshehur anën e errët të lidhjes, duke deklaruar se gjithçka po shkonte mirë mes tyre.

Në çdo paraqitje televizive ata pohonin se nuk kanë probleme, madje Roberti në një emision kishte deklaruar kategorikisht se ‘vetëm vdekja do t’i ndajë ata’.

Pak para dasmës së tyre, Nora e kishte publikuar këngën “Baby jem”, pjesë e klipit të së cilës ishte edhe  Roberti. Ata shfaqeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe videoklipi ishte përplot skena erotike, shkruan rtv21.tv

Pastaj, ata realizuan edhe një duet bashkë në korrik të vitit 2017, me titull “S’ka inat”. Edhe kjo ishte dëshmi e dashurisë së madhe të çiftit, por asgjë nuk po e shuante zjarrin e ndezur.

Edhe përkundër zërave që qarkulluan qe një kohë të gjatë për ndarjen e tyre, ata e mohonin vazhdimisht, deri më 25 gusht të këtij viti kur Roberti zbuloi gjithçka. Me një postim në Instagram, këngëtari i mirënjohur tregoi se i dhanë fund martesës së tyre dhe në fund dha një mesazh ‘Noriq, Tkom borxh tan jetën’, duke mos specifikuar për çka.

Në media po spekulohet se çifti kishte probleme tash e sa kohë. Madje, u tha se Nora nisi një padi në Gjykatë dhe një burim rrëfeu se Roberti e tradhëtoi atë. Megjithatë, nga ana e këngëtares nuk pati ndonjë reagim publik deri më tani.

Edhe pse të dy vazhdojnë rrugët e ndara, ata ruajnë raportet miqësore. I vetmi person që i lidh ata është Renee, për të cilën e kanë dëshmuar qe sa herë se sa prindër të përkushtuar janë./21Media