Çifti më i moshuar në botë

Çifti më i moshuar në botë

Më 15 dhjetor çifti më i moshuar në botë festojnë 80 vjetorin e martesës.

John Henderson dhe gruaja e tij Charlote të dy nga Austin i Teksasit në SHBA, janë shpallur çifti më i moshuar në botë që janë ende të gjallë. Këtë titull çifit ua dha libri i rekordeve Guiness.

Çifti Henderson kanë një histori dashurie që lirisht mund të thuhet se mund të bëhet edhe film.

Dyshja u takuan për herë të parë në Universitetin e Teksasit në vitin 1934, ku Charlottepo studionte për t’u bërë mësuese, derisa John ishte kapiten i klubit të universitetit. Çifti u martuan në vitin 1939.

Që dy gëzojnë shëndet kurse John vazhdon të praktikojë ushtrimet fizike. Dhjetë vite më parë dyshja u vendosën për të jetuar në një fshat. /21Media