Çifti pranoi se ishin në dijeni që paratë nuk ishin të tyre

Çifti pranoi se ishin në dijeni që paratë nuk ishin të tyre

Robert dhe Tiffany Williams i panë në llogarinë e tyre 120 mijë dollarë, të cilat gati i  shpenzuan të gjitha.

Ata janë akuzuar për vjedhje pasi shpenzuan paratë, të cilat ishin deponuar gabimisht në xhirollogarinë e tyre bankare.

Çifti gjithashtu përballet me tarifa pasi kanë tërhequr mbi 100 mijë dollarë “overdraft” për të blerë një SUV dhe gjëra të tjera.

Dyshja pranuan se ishin në dijeni që paratë nuk ishin të tyre.

Çifti Williams, përkatësisht 36 dhe 35 vjeç, janë akuzuar për vjedhje dhe përvetësim të pasurisë së huaj, por ata janë liruar me kusht.

Të hënën, ata u paraqitën në gjykatë në rrethin Lyoming, ndërsa nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen për mediat. /21Media