Perfomime të guximshme dhe kreative

Perfomime të guximshme dhe kreative

Një çift rus, i njohur në vendin e tyre për interpretimin e vallëzimeve në shtyllë, tani po tërheqë edhe vëmendjen e botës me këtë lloj arti.

Çifti bashkëshortor rus, Marina dhe Bogdan Korzhenevskaya, i dhanë vallëzimeve në shtyllë një koncept të ri, shkruan rtv21.tv

Ata filluan ta praktikojnë këtë vallëzim, në një shtyllë të vendosur në një cope akulli, në lumë, derisa uji i lumit rrjedh.

Të dy këta valltarë profesionistë, nga 27 vjeç, arritën të bëjnë emër në vendin e tyre Voronezh të Rusisë falë perfomimeve të guximshme kreative, si me kërcim në ura e deri te vallëzimi me shirita lartë në ajër.

Por, duke preferuar qendrën e vëmendjes gjithnjë e më shumë, ky çift doli edhe me këtë ide, që të performojnë vallëzime në shtyllë, në një cope akulli të vendosur në lumë.

Çifti rus Korzhenevskaya, vazhdimisht dalin me ide të tilla, dhe siç kanë thënë ata, kanë edhe shumë ide për të ardhmen, me të cilat synojnë majat e sukseseve në botë./21Media