Këngëtarët e njohur, Sinan Vllasaliu dhe Greta Koçi  e befasuan një çift në ditën e dasmës

Këngëtarët e njohur, Sinan Vllasaliu dhe Greta Koçi  e befasuan një çift në ditën e dasmës

Pjesë e emisionit të së shtunës mbrëma ”Fol Shqip Show”  ishte edhe një çift i ri në Zvicër, Arjeta dhe Mateas Berisha, të cilët ishin në ditën më të lumtur të jetës, në dasmën e tyre. Pikërisht në këtë ditë të veçantë për ta dhe në një atmosferë tejet të mrekullueshme, me sallë të mbushur plotë, atyre iu plotësua edhe nga një dëshirë nga moderatori i ”Fol Shqip Show” dhe dy këngëtarët e njohur të estradës shqiptare, shkruan rtv21.tv

Arjeta dhe Mateas kishin dy këngëtarë të cilët i preferonin më së shumti. Për nusen e re në Zvicër, i preferuari i saj ishte këngëtari i mirënjohur kosovar, Sinan Vllasaliu, ndërsa për dhëndrin, këngëtarja  e njohura nga Shqipëria, Greta Koçi.  Dhe ndodhi që këngëtarët e tyre të preferuar së bashku me moderatorin e ”Fol Shqip Show” iu bën atyre një befasi, duke u lidhur nga dasma drejtpërdrejt me këngëtarët,  Sinani dhe Greta e përshëndetën dhe uruan çiftin e ri me rastin e martesës, ndërkohë që edhe çifti ishin të lumtur dhe njëkohësisht edhe të befasuar.

Përveç këtyre, ata u pyetën se si ndiheshin në ditën e tyre të veçantë, por edhe për atmosferën që po mbretëronte, me ç’rast Arjeta dhe Mateas u shprehën se ndiheshin shumë mirë dhe të lumtur, duke shtuar se atmosfera është e mirë kudo ku mysafirët janë të mirë./21Media