Përveç cigares, është shitur edhe fotografia e Churchill me cigare në aeroport

Përveç cigares, është shitur edhe fotografia e Churchill me cigare në aeroport

Cigarja të cilën deri në gjysmë e ka pirë ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill gjatë rrugës për Paris në vitin 1947, është shitur për më shumë se 12.000 dollarë në një ankand në internet.

Mbetja e cigares, e gjatë 10 centimetra, është blerë nga një koleksionist i paemëruar nga Palm Beach në Florida, njoftoi shtëpia e ankandit RR Auction nga Bostoni.

Përveç cigares, është shitur edhe fotografia e Churchill me cigare në aeroport, në të cilën është autografi i tij.

Cigaren e kishte ruajtur piloti britanik William Alan Turner, i cili kishte vozitur aeroplanin me të cilin Churchill dhe bashkëshortja e tij udhëtuan deri në Paris dhe në kthimin mbrapa.