Riola e Remzies sivjet absolvente

Riola e Remzies sivjet absolvente

Remzie Osmani është një ndër këngëtaret e muzikës popullore, e cila është mjaft e pëlqyer nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare.

Sikur shumica e estradës muzikore, edhe Remzia po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat po publikon imazhe dhe video të shumta nga përditshmëria.

Pak më parë këngëtarja në instastory për 176 mijë ndjekësit e saj publikoi një imazh të bukur të së bijës, Riolës, e cila këtë vit është absolvente, shkruan rtv21.tv

“Absolventja ime”, shkroi këngëtarja mbi fotografinë e bukur të Riolës, krahas së cilës la edhe disa emoj të dashurisë.

Kujtojmë që në muajin prill familja e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit është bërë mjaft e përfolur në media, pasiqë këngëtarja ka martuar djalin.

Sa u përket projekteve muzikore, “Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 3 mars./21Media