Arrestohet e dyshuara

Arrestohet e dyshuara

Një rast i dhunë në familje është raportuar dje rreth orës 07:15 në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara.

“Është arrestuar e dyshuara femër K- Shqiptare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare (nënën e saj)”, ka bërë të ditur policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Sipas raportit të OSBE-së mbi 1 mijë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2018 në Kosovë./21Media