Këngëtarja mjaft aktive

Këngëtarja mjaft aktive

Engjëllusha Salihu është një ndër këngëtaret e reja, e cila brenda një kohe mjaft të shkurtë ka arritur që të mbledhë numër të madh të fansave.

Vajza e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit, ashtu sikur këngëtarët tjerë aktive po tregohet edhe në rrjete sociale.

Për ndjekësit e shumtë në isntagram, bukuroshja e Shyhretes po publikon fotografi të shumta nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Pak më parë, Engjëllusha për 137 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi një imazh tejet të bukur. Me flokë të lëshuara dhe e veshur me stil, Engjëllusha duker mjaft bukur në imazhin e fundit, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që projekti i fundit i Engjëllushes është “Inat”, i publikuar në muajin qershor, i cili deri tani në Youtube ka rreth 1 milion klikime./21Media