Këngëtarja me një dedikim për vajzat

Këngëtarja me një dedikim për vajzat

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani publikoi këngën “Çika jonë”. Për tekstin u përkujdes Armand Trebicka, ndërsa për muzikën Valter Beqo – W88-Records, shkruan rtv21.tv

“Çika jonë” ka një tekst tejet të veçantë, që i dedikohet vajzave që do të martohen.

“Çika jonë me fustan të bardhë, ti e paç kamen e mbarë. Nanë e babë ti sot po i len, nanë dhe babë ke dhe atje”, thuhet në refrenin e këngës.

Vlen të theksohet se kjo këngë është publikuar në kuadër të festave të fundvitit./21Media