Agjenti i Sokol Cikalleshit e ka pranuar se sulmuesi shqiptar do të dëshironte transferimin në Lazio

Agjenti i Sokol Cikalleshit e ka pranuar se sulmuesi shqiptar do të dëshironte transferimin në Lazio

Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare e ka vlerësuar lart 27 vjeçarin, duke thënë se nuk e kupton si një sulmues me cilësi të tilla luan ende në kampionate të ‘dorës së dytë’.Kjo ka bërë që mediat italiane të spekulojnë se Lazio do synojë transferimin e tij.

“E kam lexuar se çfarë ka thënë Igli Tare dhe është kënaqësi të shohësh ato fjalë, por askush nuk më ka kontaktuar. Nëse ky transferim do të ndodhte, atëherë do ishte maja më e lartë në karrierën e Cikalleshit”, ka thënë agjenti i lojtarit, Emre Gumusdograyan. Cikalleshi momentalisht luan te skuadra turke e Osmanlispor, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për disa skuadra si Besa, Kukësi, Skënderbeu, RNK Spliti dhe Basaksehiri.