Truqe interesante me biçikletë

Truqe interesante me biçikletë

Një çikliste gjermane, falë ushtrimeve të përditshme me biçikletë ia doli të realizojë një radhë truqesh mjaft interesante. Fjala është për çiklisten Viola Brand, nga Schorndorf i Gjermanisë, e cila realizon truqe të ndryshme derisa nget biçikletën.

Por kjo 25 vjeçare, për këto truqe ushtroi ushtron vazhdimisht, dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë të arrijë deri këtu, shkruan rtv21.tv

Viola në një deklaratë ka treguar se akoma ushtron çdo ditë, deri në 20 orë në javë.

Njëra prej truqeve më të vështira që i ka marrë kohë e për të cilin ia vuri synim vetës që patjetër ta mësojë, është ngasja e biçikletës me këmbë, në njërën rrotë, pa e prekur aspak me duar. Ky truk i mori kohë shtatë vjet, ndërkaq për truqet tjera, iu deshën nga dy vjet.

Viola ka thënë se kur e mëson truqe të reja, ndihet shumë e lumtur sepse me këtë veprim, arrin atë që do.

Gjermania thotë se me vullnet njeriu i arrin shumicën e synimeve që ia vë vetës, të çfarëdo natyre çofshin ato./21Media