Aktiviteti mbahet në ora 12:00

Aktiviteti mbahet në ora 12:00

Grupi i çiklistëve nga Prishtina do të organizojnë një aktivitet simbolik “Mos i ngulfatni çiklistët” para objektit të komunës së Prishtinës, për të shprehur pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë e çiklistëve në trafik. Çiklistët gjithashtu janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, e si një prej shkaqeve të ndotjes e konsiderojnë dominimin e mjeteve motorike në trafik.

Prandaj gjatë këtij aktiviteti do të kërkohet nga institucionet shtetërore të punojnë më seriozisht drejt përmirësimit të infrastrukturës për çiklistë, të promovojnë mënyrat e qëndrueshme të mobilitetit dhe të prioritizojnë çiklistët dhe këmbësorët, me synim që të kemi një mjedis më të jetueshëm në aspektin mjedisor, social dhe ekonomik.

Tubim i çiklistëve do të mbahet pranë objektit të komunës së vjetër në ora 12:00, ndërsa aktiviteti do të jetë paqësor. Çiklistët do të vendosin biçikletat dhe helmetat në tokë dhe do të qëndrojnë në heshtje për ca kohë.