Në emisionin debatues “CLICK” të RTV21, temë diskutimi ishin “Opsionet e Vetëvendosjes”

Në emisionin debatues “CLICK” të RTV21, temë diskutimi ishin “Opsionet e Vetëvendosjes”

Dardan Molliqaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e komentoi temën e shumëpërfolur rreth jahtit në të cilin u pa kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Molliqaj tha se kryetari Ahmeti ishte i ftuar në atë jaht nga miqtë e tij, për një pije dhe nuk ka të bëjë asgjë më tepër me të, shkruan rtv21.tv

“Krytari ka qenë në një ndeshje të futbollit, pastaj ka shku në një pushim dy ditor në Budvë të Malit të Zi dhe ai ka tregu se është taku me disa prej miqve të tij, një prej tyre i cili ka qenë edhe kandidat i frymës së re në zgjedhjet e 2010-tës dhe është ftu për një pije, ku krejt neja në atë jaht ka zgjat 30 minuta dhe është pi një coca colë zero nga kryetari. Kjo është e vërteta e jahtit”, është shprehur Molliqaj.

Molliqaj tha se asnjë kompani dhe asnjë agjencion nuk mund ta shtyej kryetarin Ahmeti të mer ndonjë vendim të dëmshëm për qytetarët e Kosovës./21Media