Cilat janë rreziqet për shtatzënat gjatë verës, çfarë ushqimesh (s) duhet të konsumojnë, tregon Dr. Ademi-Ibishi 

Periudha e shtatzanisë është periudhë e veçantë për çdo grua, por gjatë kësaj periudhe edhe kujdesi duhet të jetë më i madh, sidomos gjatë stinës së verës.
Prof. As. Dr. Vlora Ademi-Ibishi Dr.Sc, gjinekologe-obstetër për rtv21.tv ka deklaruar se gjatë verës për shkak të ngritjes së temperaturave dhe rutinës së verës që e karakterizojnë si pushimet, udhëtimet, ekspozimi ndaj temperaturave të larta, gratë shtatzëna mund të ballafaqohen me disa rreziqe si: dehidrimi (humbja e lëngjeve), djegiet, tromboza e venave të thella dhe infeksionet.
Epidemia gripale/ Këshillat për gratë shtatzëna, mjekja: Si ta 'luftoni' virusin (Video) – Balkanweb.com – News24
“Gjithashtu shtatzënat që planifikojë udhëtime duhet të jenë të informuara se mund të ballafaqohen edhe me restrikcione në udhëtim me aeroplan dhe anije që parashihen për shtatzëna.”, ka bërë të ditur ajo, duke shtuar se për të gjitha rreziqet gjatë verës, të cekura më lart, shtatzënat duhet të jenë të informuara mirë me kohë nga mjeku gjinekolog-obstetër me qëllim që të ndërrmarin masat parandaluese.
Sipas gjinekologes Ademi-Ibishi, hidrimi adekuat përkatësisht marrja e sasisë adekuate të ujit është esenciale për një shtatzëni të shëndetshme.
Ajo gjatë intervistës për rtv21.tv ka theksuar se gjatë verës shtatzënat duhet të konsumojnë sasi më të madhe të ujit.
Shtatzënia gjatë verës, disa këshilla për të qëndruar të hidratuara - Albeu.com
“Gjatë shtatzënisë nevoja për lëngje rritet, për të mbështetur qarkullimin fetal, lëngun amniotik dhe vëllimin e rritur të gjakut në shtatzëni. Rekomandohet që shtatzënat të marrin rreth 8 deri 10 gota ujë gjatë ditës. Gjatë stinës së verës dhe ekspozimit ndaj temperaturave të larta, përmes djersitjes humbet një sasi e madhe e lëngjeve nga organizimi dhe në këto raste rriten edhe nevojat për ujë. Prandaj gjatë muajve të verës shtatzënat duhet konsumuar sasi edhe më të madhe të ujit për të kompenzuar lëngjet e lumbura.”, ka informuar Dr. Ademi-Ibishi.
Për të minimizuar diskomfortin e temperaturave të larta gjatë verës dhe për të zvogëluar djersitjen, gjinekologia ka këshilluar që shtatzënat të veshin rroba dhe mbathje të përshtatshme që mundësojnë qarkullimin e ajrit.
E pyetur se çfarë ushqimesh preferohet dhe nuk preferohet që shtatzënat të konsumojnë në verë, Dr. Vlora Ademi-Ibishi ka treguar për rtv21.tv se shtatzënat duhet të fokusohen në ushqime me vlera të larta nutritive si: pemët, perimet, mish me përmbajtje të ulët të yndyrës si: mish pule, mish peshku dhe cereale.
10 ushqimet më të mira për t'u konsumuar gjatë shtatzanisë në stinën e verës - pernenat.al
Sipas saj, konsumimi i pemëve dhe perimeve mundëson një mënyrë të shëndetshme të ushqyerjes gjatë shtatzënisë, e gjithashtu ndihmojnë në plotësimin e nevojave të rritura për lëngje gjatë muajve të verës.
“Gjatë muajve të nxehtë të verës rekomandohen pemët dhe përimet të cilat përmbajnë sasi të madhe të ujit si shalqini, luleshtrydhet, pjepra, trangujt dhe spinaqi. Të gjitha këto përmbajnë rreth 90% ujë.”, ka potencuar ajo, me ç’rast ka treguar se nga cilat ushqime duhet të ruhen shtatzënat.
“Shtatzënat duhet të shmangin ushqimet me vlerë të ultë nutritive, ushqimet me sasi të madhe të sheqerit dhe yndyrërave si dhe ushqimet e gatshme dhe të shpejta.”, ka shtuar Dr. Ademi-Ibishi./21Media

Back to top button