Largoni këto ushqime nga dieta juaj

Largoni këto ushqime nga dieta juaj

Nëse keni probleme me zemër, ju mund të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj duke zvogëluar ose eliminuar ushqime të caktuara nga dieta juaj. Ushqimet që duhet shmangur janë ato që rrisin përmbajtjen e lëngjeve, kontribuojnë në problemet e sheqerit në gjak ose çojnë në mbipesha.

Kripa

Nëse keni frikë nga pësimi i një infarkti atëherë ju absolutisht duhet të shmangni kripën. Konsumimi i kripës në sasië të vogël ndihmon në përmirësimin e shëndetit tuaj.

Patetet e skuqura

Patatet e skuqura po ashtu përfaqësojnë një “ushqim të keq” klasik për njerëzit me zemër të dobët. Pasi që ato kanë përmbajtje të lartë në yndyrës dhe natriumit, transmeton rtv21.tv.

Vera e Kuqe

Ju mund të keni dëgjuar për përfitimet shëndetësore të zemrës nëse konsumoni verë të kuqe. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë nëse zemra juaj është e shëndetshme. Megjithatë, kur ju pësoni infarkt, problemi thelbësor është se zemra juaj nuk mund të pompojë më si më parë. Alkooli mund ta përkeqësojë këtë problem duke ngadalësuar rrahjet e zemrës suaj. Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë të shmangni të gjitha llojet e alkoolit (përfshirë birrën dhe pijet e përziera) kur keni probleme me zemrën.

Ujë

“Pini më shumë ujë” thonë të gjithë, për jetesë të shëndetshme, por kjo është këshilla e keqe për këdo që ka probleme me zemër. Pirja e shumtë e ujit çon në nivele të tepërta të lëngjeve brenda trupit tuaj, gjë që rrit ngarkesën e punës në zemrën tuaj të dobësuar.

Sipas Klinikës Cleveland, duhet ta kufizoni konsumimin e lëngjeve tuaj në më pak se dy litra në ditë./21Media