Cilat shtete shpenzojnë më së shumti para për ushtri?

Ushtria për vendet më të fuqishme të botës është shumë e rëndësishme, pasi nuk ka shtet të fuqishëm pa ushtri të fuqishme

Shtetet më të fuqishme të botës veçse dihen, por harxhimet për të arritur në këtë pikë janë tepër të mëdha.

Rusia është ngritur në vendin e tretë për harxhime gjatë vitit 2016, duke shpenzuar hiq më pak se 69 miliardë dollarë.

Presidenti Vladimir Putin kishte premtuar në vitin 2011 se do të investonte 360 miliardë dollarë deri në vitin 2025 për ta pajisur ushtrinë me të gjitha gjërat e mundshme, dhe harxhimet e vitit 2016 tregojnë se ai po e mban premtimin.

Gjatë vitit 2016 Rusia ka shpenzuar 5.3% të ekonomisë vetëm për ushtri, përqindja më e madhe qysh prej kur Rusia është bërë shtet i pavarur në vitin 1991, shkruan rtv21.tv.

Ende shteti që shpenzon më së shumti për ushtrinë, dhe ende i parivalizueshëm është Amerika, që brenda vitit 2016 ka shpenzuar një shumë marramendëse 611 miliardë dollarë.

Vendi i dytë për shpenzime është Kina, dhe edhe pse të dhënat e sakta nuk dihen pasi që Kina nuk i bën publike të dhënat e brendshme, mendohet se harxhimet janë rreth 215 miliardë dollarë brenda vitit 2016.

Podiumin e plotëson Rusia me 69 miliardë, ndërsa vendi i katërt dhe i pestë janë Arabia Saudite me 63.7 miliardë (edhe të dhënat për Arabinë Saudite nuk janë 100% të sakta) si dhe India me 55.9 miliardë dollarë shpenzime./21Media

Back to top button