Një ndër serialet më të shikuara

Një ndër serialet më të shikuara

Ani pse “Game of Thrones” ka përfunduar para një jave, njerëzit ende po flasin për të. Episodi i fundit ishte me të vërtetë përçarës, gjë që ndikoi që fansat të zhgënjehen me sezonin e 8-të.

Madje, ata bënë një peticion që të rixhirohet sezoni final dhe autori i librave, George Martin, premtoi se fundi i librit do të jetë ndryshe nga ky serial.

Por, për çka mund të flitet ende, janë financat.

Bright Side ka realizuar një artikull për atë se sa janë paguar aktorët për punën e tyre.

15. Nathalie Emmanuel (Missandei) — 1  milion dollarë

Sipas Bright Side, aktorja me rolin e saj si Missandei u paraqit në të tri sezonet dhe fitoi dashurinë e fansave të saj. Në pesë sezonet tjera, ajo evolvoi nga një sllave dhe u bë dora e djathtë e Daenery. Për të gjithë sezonat, Nathalie fitoi 1 milion dollarë. Kjo është shumë e madhe për një aktore që nuk luajti në rolin kryesor.

14. Alfie Allen (Theon Greyjoy) — 2 milionë dollarë

Theon Greyjoy ishte në serial që nga sezona e parë. Gjatë sezonës së 8-të, ai ndryshoi shumë. Në sezonin e fundit, Alfie Allen fitoi 100 mijë dollarë për episod dhe fitoi rreth 2 milionë.

13. Conleth Hill (Varys) — 2 milionë dollarë

Edhe Varys është një personazh tjetër që ka qenë pjesë e këtij seriali që nga sezoni i parë. Të ardhurat e tij ishin rreth 100 mijë dollarë për episodat e tij në sezonet 7 dhe 8. Ai fitoi rreth 2 milionë dollarë për të gjithë serialin.

12. Gwendoline Christie (Brienne of Tarth) — 3 milionë dollarë

Aktorja e njohur u shfaq në sezonin e dytë. Ani pse nuk ishte edhe aq e famshme, ky shou televiziv i ndihmoi asaj të arrijë famën. Sipas Bright Side, kjo aktore u pagua rreth tre milionë dollarë për të gjitha sezonet.

11. Iain Glen (Jorah Mormont) — 3 milionë dollarë

Aktori skocez arriti të fitojë rreth tre milionë dollarë falë Game of Thrones.

10. Isaac Hempstead Wright (Bran Stark) — 4 milionë dollarë

Isaac Hempstead Wright ishte vetëm 10 vjeç kur iu bashkua këtij seriali si Bran Stark. Tani, ai është 19 vjeç dhe fitoi mbi 4 milionë dollarë. Madje, në sezonin e 7-të dhe të 8-të, ai fitoi 175 mijë dollarë për episod.

9. Sophie Turner (Sansa Stark) — 6 milionë dollarë

Është një nga aktoret kryesore dhe një ndër më të pëlqyerat. Para pak kohësh, aktorja fitoi 175 mijë dollarë për episod, por në sezonin final, të ardhurat e saj u rritën, ajo mori 210 mijë dollarë për episod.

8. Maisie Williams (Arya Stark) — 6 milionë dollarë

Maisie Williams iu bashkua këtij shou si adoleshente. Për 8 sezone, të ardhurat e saj u rritën nga 150 mijë dollarë në 210 mijë për episod. Maisie në një intervistë tha se ajo u bë pjesë e Game of Thrones që të fitonte para ta blinte një laptop. Tashmë ajo mund të blejë çfarëdo laptopi që do, sepse nga Game of Thrones fitoi mbi 6 milionë dollarë.

7. Natalie Dormer (Margaery Tyrell) — 6 milionë dollarë

Edhe pse ishte vetëm aktore mbështetëse, kjo nuk e privoi atë të bëhej aktorja më e dashur dhe të fitoi shumë para. Ajo u shfaq në sezonin e dytë dhe ishte një nga personazhet më interesante, derisa vdiq në sezonin e gjashtë. Ajo fitoi rreth 6 milionë dollarë.

6. Rory McCann (Sandor Clegane) — 6 milionë dollarë

t

Sandor Clegane, i njohur si The Hound, u shfaq në sezonin e parë. Personazhi ndryshoi shumë por, në fund të serialit, ai ishte pak a shumë një personazh pozitiv. Ai fitoi rreth 6 milionë dollarë.

5. Lena Headey (Cersei Lannister) — 9 milionë dollarë

Lena Headey është në mesin e pesë aktorëve kryesorë. Në fillim, sipas burimeve ajo ka fituar 150 mijë dollarë për episod, por kjo shifër u rrit për 300 mijë dollarë për episod. Në fund të sezonit të 8-të, Lena Headey fitoi 1.2 milion për episod.

4. Kit Harington (Jon Snow) — 12 milionë dollarë

Jon Snow u bë një nga personazhet kryesore dhe ka miliona fansa. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para vitit 2013, Kit Harrington nuk ka qenë aq i famshëm dhe aktori nuk ka pasur shumë para deri në sezonin e 5-të – ku fitonte 300 mijë dollarë për episod. Në sezonin e 7-të, ai fitonte 500 mijë dollarë për episod dhe në sezonin e 8-të, 1.2 milion dollarë.

3. Emilia Clarke (Daenerys Targaryen) — 13 milionë dollarë

Mund të themi se karriera e saj filloi nga ky serial. Aktorja fitoi rreth 500 mijë dollarë në sezonin e 7-të. Në sezonin e fundit, Clarke fitoi më shumë se një milion për episod, sikurse aktorët e tjerë kryesorë.

2. Peter Dinklage (Tyrion Lannister) — 15 milionë dollarë

Peter Dinklag, i njohur me rolin e Tyrion Lannister ishte i famshëm edhe para Game of Thrones. Por, pavarësisht kësaj, të ardhurat e tij, sikurse të Lena Headey ishin 150 dollarë për episod. Pas negociatave me kanalin HBO, të ardhurat e tij u rritën në 300 mijë dollarë dhe më vonë në 1.2 milion dollarë.

1. Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister) — 16 milionë dollarë

Jaime Lannister është personazh kryesor, i cili fitoi dashurinë e fansave nga sezoni i parë. Të ardhurat e tij u rritën dhe në sezonin e fundit, ai mori 1.2 milion dollarë për episod. Ai konsiderohet një nga aktorët më të pasur në Game of Thrones./21Media