Secila pjesë e dizajnit në të gjitha gjërat bëhet për një arsye të zakonshme

Secila pjesë e dizajnit në të gjitha gjërat bëhet për një arsye të zakonshme

Besoj se të gjithë kemi pasur nga një gomë të tillë kur kemi qenë në shkollë, njëra anë me ngjyrë të kuqe, kurse tjetra një pjesë më e vogël me ngjyrë të kaltër.

Fillimisht u mendua se ana me ngjyrë të kaltër ishte për shlyerjen e ngjyrës së stilolapsit, pasi ia arrinte ta bënte atë mjaft mirë, por në të vërtetë edhe pse është dëshmuar se mund ta kryejë këtë funksion, ky nuk është funksioni për të cilin është prodhuar, shkruan rtv21.tv.

Ana e kuqe përdoret për shlyerjen e ngjyrës së lapsit, por dallimi i saj është se është më delikate, dhe përdoret në fleta më të holla për të mos shqyer ose dëmtuar fletën.

Në anën tjetër pjesa më e vogël ngjyrë të kaltër është formuar nga një material tjetër më i rëndë dhe i dendur, që ka për funksion shlyerjen e ngjyrës së lapsit të thjeshtë nga fletat më të trasha./21Media