Në emisionin e sotëm Bon Bon mysafire ishte edhe Heidi Solba, udhëheqëse e rrjetëzimit “Let’s Do It Worid”

Në emisionin e sotëm Bon Bon mysafire ishte edhe Heidi Solba, udhëheqëse e rrjetëzimit “Let’s Do It Worid”

Në pyetjen se cili është hapi i parë për shpëtimin e planetit, Solba deklaroi se ka shumë hapa, mirëpo hapi i parë duhet të jetë kujdesi drejt plastikës.

Sipas saj, nëse shikojmë se sa plastikë hidhet në ujërat botërore, atëherë kuptojmë se kjo shifër është 8 milionë tonë plastikë çdo vit, e ku 80% e tyre përfundon në tokë, shkruan rtv21.tv.

Si këshillë për njerëzit të cilët përdorojnë shishe plastike dhe gjëra tjera në afërsi të ujërave, Heidi propozon që të përdoren termosët, si dhe gjërat që blihen të mos vendosen në qese plastike, pasi që në fund ato do të përfundojnë në ujëra ose në tokë.

/21Media