Sipas Duas, dashuria ndaj vetes dhe vetëbesimi do të ndihmojnë në tejkalimin e çdo sfide

Sipas Duas, dashuria ndaj vetes dhe vetëbesimi do të ndihmojnë në tejkalimin e çdo sfide

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dje publikoi këngën e saj më të re, të titulluar “IDGAF”.

Kënga e Duas shumë shpejt u pëlqya, me ç’rast vetëm brenda  6 orëve nga publikimi, kënga ka marrë më shumë se 1 milion klikime, si dhe 282 mijë pëlqime e 17 mijë komente në YouTube,s hkruan rtv21.tv

Kjo bëri që kënga të jetë e para në “Trending” në kanalin më të madh të shpërndarjes së videove, ndërkohë që ajo tani mbi 6 milionë klikime.

Lidhur me domethënien e këngës Dua Lipa për IDOLATOR ka treguar se në videoklip bashkohet ana jote e fortë dhe ana jote më e dobët, ”për të kuptuar se dashuria ndaj vetes dhe vetëbesimi do të ndihmojnë në tejkalimin e çdo sfide”.

Ndërsa, regjisori i videoklipit, Henry Scholfield ka thënë se në videoklip kanë pasur dëshirë që të shfaqin ”sensin e fuqisë përtej një konteksti të ndarjes nga një i dashur”.

Ndryshe, kësj radhe Dua ka sjellur një videoklip tejet të veçantë, në të cilin janë shfaqur dy Dua Lipa./21Media