E lumtur afër bashkëshortit

E lumtur afër bashkëshortit

U bë e njohur për publikun kosovar nga roli i “Baharit” tek seriali “Më fal”, e emri i saj i vërtetë është Gaye Turgut.

Përkundër fatit jo të mirë që ka në serial, ajo në përditshmëri është shumë e lumtur me bashkëshortin dhe familjen e saj.

Si një vajzë e dashur ajo arriti që përmes ekranit televiziv t’i bëjë shumë njerëz për vete, e Gaye po vazhdon të qëndrojë afër adhuruesve virtual duke ndarë momente interesante për miqtë e saj, shkruan rtv21.tv.

Kundër angazhimeve të shumta që ka edhe aktorja ka filluar pushimet, ajo është duke qëndruar në qytetin Amsterdam të Holandës, por jo e vetme kujtojmë, se ajo është e martuar me aktorin e njohur turk Deniz Evin (Ymyti), i cili bënë pjesë në serialin e njëjtë me Gayen “Më fal” në rolin e vëllait.

Në fotografitë e publikuara nga aktorja, dyshja po duken për mrekulli.

Vlen të përmendim se aktorja është e angazhuar edhe në një rol të ri si një ushtare, e cila herë pas here publikon imazhe nga prapaskenat e projektit më të ri./21Media