"Të falënderohem përjetësisht për dashuninë..."

“Të falënderohem përjetësisht për dashuninë…”

Humoristi i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Rasim Thaçi – Cima sot feston ditëlindjen e 70-të. Përveç befasisë së bukur që i përgatitën në minutat e parë familjarët, nuk munguan as urimet e veçanta nga më të dashurit.

Vajza e tij, Adelina, publikoi një fotografi të bukur të tij, të cilën e shoqëroi me një urim tejet emocionues. Ndër tjerash, këngëtarja e falënderoi atë për mbështetjen e pakusht që i ka dhënë gjatë këtyre viteve, transmeton rtv21.tv

“Babi, Sot po feston 70 vjetorin e lindjes,duke ti uru edhe shume tjera me shendet te mire e me gezime. Jam me fat e shume krenare qe te kam Babe per qefi. Te falenderohem perjetesisht per dashunine, dhe mbeshtetjen qe kam pas dhe e kam gjithemone nga ti. Te dua pafund. Gezuar.”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Rasim Thaçi-Cima u lind më 13 korrik të vitit 1949. Ai është ndër aktorët më të dashur në Kosovë dhe më gjerë./21Media