Skeçet e tyre edhe sot shikohen në “Yotube”

Skeçet e tyre edhe sot shikohen në “Yotube”

Secili nga ta kishte shprehi të ndryshme të humorit, kështu këto veti ata në vitet e 8o- ta i bashkuan në një emër, i cili mbeti i njohur ende për publikun shqiptarë si “Treshi Përsheshi”.

Bëhet fjalë për Sevdai Radogoshin- Qumilin, e Rasim Thaqi-  Cimën dhe Ibrahim Krajkovën-Lecin, të cilët së bashku  realizuan qindra skeçe humoristike, me të cilat prezantoheshin para publikut shqiptar gjithandej, shkruan rtv21.tv

Në secilen paraqitje ata mbushnin sallat me publik, i cili kënaqej dhe argëtohej me humorin e tyre, humor i cili nuk harrohet as sot.

Ani pse ata tani ata nuk veprojnë më bashkërisht, Sevdai Radogoshi- Qumili, e Rasim Thaqi-  Cima  edhe sot janë aktivë në skenën e humorit shqiptarë.

Por, fati i Lecit ishte ndryshe nga ai i miqëve të tij. Ibrahim Krajkova, u largua nga skena e humorit kosovar pasi që ishte diagostifikuar nga një sëmundje e rëndë, ku në vitin 2015 ai dhe vdiq, duke lënë pas vetes një arkiv të mbushur me kujtime të shumta pë adhuruesit e humorit të tij.

Së fundmi, Rasim Thaqi-  Cima me anë të një fotografie të publikuar në Instagram e ka kujtuar kohën kur ata punonin së bashku.

 

View this post on Instagram

 

#treshipersheshi #leci #cima #qumili

A post shared by Rasim Thaçi Cima Official (@rasim_thaci_cima) on

Këta tre humoristë, kanë lënë gjurmë dhe kanë hyrë në historinë e humorit shqiptar. Skeçet me humorin e tyre, edhe sot shikohen me shumë kënaqësi në “Yotube”. /21Media