Aktori shfaqet në një rol tjetër

Aktori shfaqet në një rol tjetër

Rasim Thaçi – Cima është një ndër aktorët, i cili për dekada me radhë ka argëtuar publikun me batutat e tij interesante. Cima kohëve të fundit është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale.

Ku ai kohë pas kohe publikon gjëra të ndryshme nga jeta e tij, shkruan rtv21.tv

Së fundmi në Instagram, Cima ka publikuar një fotografi tejet interesante dhe qesharake, në të cilën shfaqet në një rol, të cilin nuk e kemi parë më herët.

Cima në fotografi shfaqet me flokë të lidhura dhe me makijazh. “M’shkoj jeta serioz..”, ka shkruar ai poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Si duket, Cima për festat e fundvitit është duke e përgatitur ndonjë projekt të ri, kështu duke iu qëndruar besnik të gjithë atyre që e duan atë./21Media