I lumtur përkrah gruas dhe fëmijëve

I lumtur përkrah gruas dhe fëmijëve

Njëri ndër humoristët më të dashur kosovar, Rasim Thaçi – Cima, e dëshmon vazhdimisht se sa i përkushtuar është ndaj familjes së tij. Ka vite që ai është i martuar me Shukrijen dhe kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë.

Se sa të lumtur janë pranë njëri-tjetrit e dëshmon edhe portreti i bukur i familjes së aktorit, të cilin e publikoi vajza e tij, Adelina për ndjekësit e shumtë.

“Prinderit dhe vëllezerit e mi, ju dua shume!”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Cima në muajin korrik festoi 70-vjetorin e lindjes. Ai është ndër aktorët më të dashur në Kosovë dhe më gjerë./21Media